13/06/2024

Jordani, protestë kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Jordani u mbajt një protestë kundër sulmeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe për të treguar solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu.

Me sloganin “Të gjithë jemi rezistencë” u mbajt protesta e organizuar nga Partia e Frontit Islamik të Punës, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane (Ikhwan) në Jordani, përballë xhamisë Al-Huseyni në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

Aktivistët mbanin pankarta ku shkruhej “Jemi në shërbimin tënd, o Aksa” dhe “Shpata e Kudsit është ende e hapur kundër fytyrës së armikut sionist”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Frontit Islamik të Punës, Murad al-Adayile, për Anadolu tha se ata u bashkuan për të mbështetur grupet e rezistencës në Palestinë, e cila është një element “parandalues” kundër Izraelit.

“Ne po ecim në rrugën e fitores. Kjo rezistencë, e cila ndërton nderin dhe lavdinë me armët e veta, hap derën për projektin e pavarësisë së Palestinës”, tha ai.

Izraeli përshkallëzon tensionet

Ushtria izraelite ka shtuar bastisjet dhe sulmet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar ditët e fundit dhe ka shkaktuar vdekjen e shumë palestinezëve, duke përshkallëzuar tensionin në rajon.

Forcat izraelite kanë nisur një sulm në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të hënën, më 19 qershor, duke përdorur helikopterë të tipit “Apache” si dhe një numër të madh mjetesh të blinduara. Në sulm humbën jetën 7 palestinezë, mes tyre dy fëmijë dhe të paktën 66 palestinezë u plagosën.

Në përleshje u plagosën edhe 7 ushtarë izraelitë.

Pas sulmit të përgjakshëm në Jenin, më 20 qershor, një sulm i armatosur ndodhi pranë një pompe karburanti në vendbanimin ilegal hebre Eli në Bregun Perëndimor, duke vrarë 4 kolonë izraelitë.

Rreth 700 mijë kolonë hebrenj jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Me sulmet e përgjakshme të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe sulmet ajrore në Rripin e rrethuar të Gazës, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit është rritur në 175.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...