18/06/2024

Jordania dhe Egjipti bëjnë thirrje për përfundimin e sulmeve në Gaza, refuzojnë zhvendosjen e palestinezëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Jordania dhe Egjipti kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës dhe kanë përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj përpjekjeve për të zhvendosur me forcë palestinezët nga territori, transmeton Anadolu.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë zhvilloi bisedime në Kajro me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

Oborri Mbretëror i Jordanisë njoftoi se dy liderët theksuan “refuzimin e tyre ndaj politikës së ndëshkimit kolektiv, rrethimit, urisë dhe zhvendosjes së vëllezërve në Gaza”.

“Çdo përpjekje për të zhvendosur me forcë palestinezët në Jordani ose Egjipt refuzohet”, theksuan ata.

Mbreti jordanez dhe presidenti egjiptian bënë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit në Gaza, mbrojtjen e civilëve, heqjen e rrethimit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën e bllokuar.

Ata gjithashtu kërkuan rivendosjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez, duke përfshirë krijimin e shtetit të tyre të pavarur me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Ata dënuan sulmin e të martës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, duke e quajtur atë një “krim brutal kundër civilëve të pafajshëm”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 471 palestinezë u vranë në sulmin në spitalin në Gaza. Izraeli ka mohuar çdo përgjegjës për sulmin, pavarësisht nga provat mjeko-ligjore dhe rrethanave që tregojnë të kundërtën.

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm shumë-dimensional që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Aktualisht, Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërkohë uji, ushqimi dhe karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërkohë në palën izraelite janë vrarë 1.400.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...