25/06/2024

Joseph: Kosova e ka obligim Asociacionin, por autonomia është çështje e statusit përfundimtar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është propozim i vështirë, thotë profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph, duke pyetur nëse kjo do t’i bëjë katër vendet anëtare të NATO-s që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë.

“Cila është natyra e këtij detyrimi? Kjo është ajo që kuptohet keq”, thotë Joseph.

Ai thekson se “autonomia është çështje e statusit përfundimtar”. Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja s’mund t’i japin shumë garanci Kosovës në këtë pikë.
“E përsëris: autonomia është çështje e statusit përfundimtar. Kjo është ajo që merr pakica në këmbim të heqjes dorë nga separatizmi – dhe zakonisht është një lëshim që i bëhet një shteti fqinj irredentist, siç është Serbia, kur heq dorë nga pretendimi i tij për sovranitet”, tha Joseph në një intervistë për mediumin serb, Demostat.

“Në këtë rast, edhe Ukraina edhe Kosova e dinë se e vetmja garanci reale për sovranitetin dhe integritetin territorial është anëtarësimi në NATO”, tha mes tjerash profesori amerikan.

“A do të thotë kjo se Kosova nuk ka obligim të themelojë një Asociacion? Sigurisht që jo. Kosova e ka këtë obligim që buron nga viti 2013. Por fakti mbetet se autonomia është e lidhur me statusin përfundimtar. Sa më shumë pasiguri të ketë për statusin përfundimtar të Kosovës dhe aftësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, aq më e vështirë është të pajtohet për Asociacionin”, thekson ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...