26/10/2024

Kameramanit të Anadolu Agency iu vranë katër fëmijë në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Katër fëmijë dhe tre vëllezër e motra të kameramanit të Anadolu Agency, Muhammed Alaloul u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza.

Gruaja, nëna, babai dhe fëmija i dytë i Alaloul, kameramanit të Anadolyt, u plagosën gjatë sulmit të forcave të Izraelit.

Shtëpia e Alaloul u shkatërrua plotësisht pas një sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Gazan qendrore. Gruaja e Alaloul është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në terapi intensive.
Alaloul, me të arritur në vendin e rrënojave të shtëpisë së tij, tha se ishte në punë në Khan Yunis dhe se pasi mësoi për sulmin në kampin Al-Maghazi, ai kishte një parandjenjë se shtëpia i ishte sulmuar nga izraelitët.
“Një ditë më parë isha me familjen time, me fëmijët e mi. Më thanë ta lija punën dhe të kaloja më shumë kohë me ta. Madje më thanë t’i merrja në punë që të jemi bashkë”, tha Alaloul.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...