25/04/2025

Katër kryetarët e komunave në veri, Atiq në zyre, Zeqiri rrugës për Prishtinë, Hetemi i ngujuar, Peci në fshat

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se sot s’ka dal në zyrën qendrore. Ai ka treguar se është rrugës për Prishtinë ku do të ketë takime.

“Jemi duke e përcjell situatën, nëse krijohen kushtet mund të shkojmë edhe në zyrën qendrore. Jam rrugës për Prishtinë kam takime ”, tha Zeqiri  duke mos jep detaje se më kë do të takohet.

IndeksOnline ka kontaktuar edhe me Erden Aiq kryetar i Komunës veriore i cili tha se është në zyre dhe është në takim. I pyetur nëse ka ndonjë informacion për Hetemin ai ka thënë shkurt se nuk ka informacione deh e mbyll telefonin.

“Në komunë jam, jam në takim. Nuk mundem mu deklarua tash. Dëgjohemi më vonë”, ka thënë shkurt Atiqi.

Ndërsa kryetari i Zveçanit ka qenë i pa qasshëm. Ai dje ka vazhduar punën në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës.

Ndërsa Lulzim Hetemi kryetar i komunës së Leposaviqit, për më shumë se 50 orë po qëndron në objektin e kësaj komunë. /IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...