21/09/2024

Kemi marr propozim për një kornizë të re të bisedimeve, që shpie në zgjidhjen përfundimtare-Vuçiq pas takimit me të dërguarit e Scholzit dhe Macronit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz si dhe të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se diskutimet “nuk kanë qenë të lehta”.

“Unë u informova se Putini ka ‘ngritur perden’ dhe tani i takon të gjithëve të deklarojnë se në cilën anë duan të qëndrojnë, në anën e perdes ku ekonomia nuk ekziston, apo në anën e suksesit ku ata janë”, tha Vuçiq.

“Në seancë folëm dhe bëmë një analizë të qëndrimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë, veçanërisht pas vendimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai tha se “mbrëmë ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e Macron, Scholz dhe me Lajçakun” dhe se “nga ta kemi marrë një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel”, e cila, tha ai, duhet të dërgojë në zgjidhjen përfundimtare të “problemit me atë që po përballemi dhe të gjitha çështjeve të pazgjidhura që lidhen me Kosovën”, raporton N1.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë, por në thelb mund të them disa gjëra: Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme. Dhe nën dy – ajo që unë mendoj se është shumë më e rëndësishme – që fuqitë e mëdha perëndimore, plus Turqia, siç thanë ata duan ta zgjidhin problemin sepse ka luftë në Evropë, ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë këtë, Evropa duhet të mbrohet dhe në përputhje me atë zgjidhje të mundshme, ata do të shmangnin mundësinë për t’i dhënë një përgjigje të qartë presidentit Putin në lidhje me precedentin ligjor me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas kësaj do të thoshin – u arrit marrëveshja”, theksoi Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se pala prishtinase “i ka shkelur të gjitha marrëveshjet.

“Nuk ka gjë që të mos kenë shkelur dhe këtë e dinë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu thotë se serbët nuk janë të interesuar për ndërrimin e targave, “në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë ndryshuar targat, njëri nga veriu dhe tjetri nga jugu i Kosovës”, tha Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...