18/07/2024

Keqtrajtimi i fëmijës/ Mjeku i arrestuar është ushtrues i detyrës së logopedisë në QKUK

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Arresttohet mjeku Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, i cili po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije, të cilin po e trajtonte në ordinancën private.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm. Sulmi ndaj tij u bë sebep që Policia ta arrestojë të njëjtin dhe pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“.

Sinajli mëson se mjeku Ilijas Fazliu është defektolog i logopedisë në klinikën e tij private “Defektologjiko-logopedike AAR LOGO PLUS“, e cila gjendet në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe në Gjilan.

Po ashtu Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar edhe ushtrues i detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...