04/11/2026

Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke ‘dënon ashpër sulmet e tmerrshme ndaj Kuranit’

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë dënoi ashpër sulmet ndaj librit të shenjtë musliman Kuranit, duke i quajtur ato “manifestime të racizmit antiislam”.

Në një deklaratë pas një takimi tre-orësh të Këshillit nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara, thuhet: “U dënuan ashpër sulmet e tmerrshme, të cilat janë një manifestim i racizmit antiislam dhe shënjestrojnë vlerat e shenjta të miliarda njerëzve”.

Deklarata erdhi pasi Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, të dielën grisi faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë, ndërsa më pas dogji faqet e grisura.

Ajo pasoi një protestë përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën, ku po ashtu u dogj e një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë dhe lejen e qeverisë suedeze.

Ata që inkurajojnë dhe mbrojnë veprimet që “minojnë vlerat si liria e fesë, ndërgjegjes dhe mendimit, janë partnerë në krimin e urrejtjes”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Të hënën, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom përsëriti se qeveria e tij nuk e mbështet djegien e librave të shenjtë, por gjithashtu pretendoi se liria e shprehjes “e bën atë të ligjshme nga këndvështrimi suedez”.

Duke theksuar vendosmërinë e Türkiye-s për të mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-s, Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke tha: “Vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në NATO duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe frymën e aleancës”.

Është e domosdoshme që Suedia dhe Finlanda të përmbushin detyrimet sipas memorandumit trepalësh të qershorit 2022 në luftën kundër grupeve terroriste me hapa konkretë, theksohet më tej.

Duke kritikuar Greqinë për veprimet e saj provokuese dhe retorikën dhe përpjekjet për armatim, Këshilli vuri në dukje gjithashtu se Türkiye nuk do të lejojë “asnjë fakt të kryer” që synon sigurinë dhe interesat e saj kombëtare.

Suedia dhe Finlanda në muajin maj të vitit të kaluar aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Por Türkiye shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë, madje edhe mbështesin grupet terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n.

Në qershor, Türkiye dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të tyre në aleancë/aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

dizipaldeneme bonusupadişahbetholiganbetcasibomcasibom girişcasibom güncelbetpasjojobetdeneme bonusu veren sitelermarsbahisholiganbetjojobet giriştaraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairdeneme bonusu veren sitelersahabetdeneme bonusucanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvtaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusujustin tvdeneme bonusutaraftarium24justin tvtaraftarium24justin tviptvtaraftarium24justin tvtaraftarium24iptviptvporno izlejustin tvjustin tvjustin tvdizipaltaraftarium24justin tvimajbetimajbetpusulabetvdcasinomarsbahismarsbahisholiganbetgrandpashabettipobetcasinolevantcasinolevantcasinolevantimajbetimajbetjojobetcasinowonpalacebetjojobetgrandpashabetbets10marsbahiscratosroyalbetcratosroyalbetjustin tvholiganbettaraftarium24deneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvpusulabetpusulabetjojobetgrandpashabetholiganbetholiganbetcasibomjojobetpalacebetcasinomilyondeneme bonusu veren sitelerCasino Sitelericasinomilyondeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuSlot Sitelerideneme bonusucasibomcasibom girişcasibomgrandpashabetholiganbetbetciogüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelermarsbahisholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisgüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelerbahis sitelericasino sitelerigrandpashabetgrandpashabetcasinowoncasinowondeneme bonusutaraftarium24grandpashabetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetgiftcardmall/mygift