Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Dorek Chollet do të jetë për vizitë sot në Prishtinë, në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Chollet gjatë vizitës në Kosovë do të takojë krerët e shtetit dhe kryetarët e partive opozitare.
Këshilltari amerikan me presdienten e vendit, Vjosa Osmani do të takohet në orën 13:30, ndërkaq Zyra për media e Kryeministrisë ka bërë të ditur se takimi ndërmjet Kurtit dhe Chollet do të mbahet në orën 14:30.
Këshilltari i lartë amerikan ditë më parë ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai duke folur për vendosjen e barrikadave dhe më pas largimin e tyre.
“Gjatë javëve të fundit ka pasur fatkeqësisht një rritje të tensioneve mes tyre. Është një lajm i mirë që kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqendruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon”, tha ai.
Chollet në intervistën për Zërin e Amerikës theksoi se është e rëndësishme që të mos ketë më përsëritje të krizës.
“Pikë së pari është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të kësaj krize. Shumë tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqendruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjellë…