19/06/2024

Këta persona nuk duhet të pinë kafe

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kafeja definitivisht mund të përkufizohet si një eliksir shëndetësor. Është zbuluar se zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës, zvogëlon rrezikun e dështimit të zemrës dhe madje ul rrezikun e humbjes së dëgjimit.

Por për disa njerëz,  kafeja mund të ketë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive.

Ja kush duhet t’i kushtojë vëmendje pirjes së kafesë.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet inflamatore të zorrëve

“Kafeina mund të përshpejtojë tretjen dhe gjithashtu të rrisë shanset për diarre, e cila është një nga simptomat kryesore të sëmundjes inflamatore të zorrëve”, shpjegon dietologia Angel Planels.

Nëse keni glaukoma

“Presioni intraokular mund të rritet te personat që kanë glaukoma dhe kur konsumojnë kafe. Prandaj ekspertët këshillojnë që të reduktohet marrja e kafeinës apo edhe të shmanget, por mendoj se nevojiten kërkime shtesë”, shton Planels.

Nëse keni një fshikëz tepër aktive

“Të gjithë e dimë se është më mirë të mos pini një filxhan të madh kafe përpara një udhëtimi të gjatë, veçanërisht nëse nuk mund të shkoni lehtë në tualet. Marrja e kafeinës vetëm mund të përshpejtojë punën e fshikëzës, prandaj do t’ju duhet të urinoni më shpesh”, shpjegon Sue Heikinen, një nutricioniste.

Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

Duke qenë se kafeina mund të shkaktojë një rritje të menjëhershme të presionit të gjakut dhe të përshpejtojë punën e zemrës, është e rëndësishme që çdo person që ka probleme me zemrën të jetë i kujdesshëm dhe të flasë me një mjek se sa kafe mund të pi, shpjegoi Kelly McGrain, nutricioniste.

Gratë shtatzëna

“Shoqata Amerikane e Gjinekologjisë këshillon që gratë shtatzëna të mos pinë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë për të reduktuar rrezikun e abortit dhe lindjes së parakohshme. Megjithatë, një studim i publikuar vitin e kaluar thotë se nuk ka sasi të sigurt kafeje për gratë shtatzëna dhe se çdo grua shtatzënë duhet të flasë me gjinekologun e saj se sa kafe duhet të pimë”, tha Heikinen.

Nënat në gjidhënie

“Duke qenë se kafeina është një stimulues dhe diuretik, është e mundur që një nënë që ushqen me gji të vuajë nga dehidratimi, prandaj ekspertët këshillojnë që kafeina të shmanget në këtë fazë, ashtu si në shtatzëni”, shton Planels

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...