20/09/2024

Kjo është gjendja në fshatin Kuk të Dragashit, pas vërshimeve nga reshjet e shiut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Komunën e Dragashit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në zona të ndryshme të komunës. Situatë alarmante është në fshatin Kuk të komunës së Dragashit, ku shihen dëme materiale nga pamjet e publikuara që qytetarët kanë shpërndarë në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen.

Si pasojë e shiut dhe vërshimeve të mëdha në këtë fshat shihet se shiu ka depërtuar brenda disa shtëpive kështu duke shkatërruar pajisje shtëpiake dhe gjendja në disa shtëpi është e pabanueshme.

Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkatërruar edhe rrugët dhe veturat e disa qytetarëve.

Qytetarët tashmë kanë filluar të pastrojnë oborret dhe rrugët e shkatërruara nga shiu.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit. Ai tha se qeveria do të jetë pranë qytetarëve.

“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...