22/06/2024

Klinaku: Arrestimi i Goxhajt u bë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale.

Klinaku ka thënë se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët.  Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.”- ka shkruar Klinaku në Facebook.

Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë nën dyshimin për për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se DHSK-ja kërkoi arrestimin dhe dorëzimin e tij në Hagë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...