17/02/2026

Kompletohen skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Në Santiago Bernabeu, Real Madridi e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0, derisa në Stadio Diego Armando Maradona, Napoli ishte më bindës (3-0) ndaj Eintracht Frankfurtit..
Duke i llogaritur takimet e para, Los Blancos vazhduan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 6-2, kurse Partenopei u kualifikua për herë të parë në histori në këtë fazë me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Në këtë mënyrë, Reali dhe Napoli e kanë kompletuar listën prej tetë ekipeve që do ta presin shortin e të premtes (17 mars) për kundërshtarët e mëtutjeshëm.
Lista e plotë e çerekfinalistëve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/2023:
Bayern Munich
Benfica
Chelsea
Manchester City
Inter
Milan
Napoli
Real Madrid

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...