05/11/2024

Komuna e Prishtinës nënshkruan kontrata me 24 operatorë privatë të transportit publik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontrata 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik.

Kryetari i kësaj komune, Përparim Rama ka bërë të ditur se kontrata përcakton që operatorët do të paguhen sipas kilometrave të realizuara, raporton teve1.info
Sipas tij, kjo reformë do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së autobusëve, do të blihen të rinj nga operatorët, dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis, duke ulur ndotjen dhe trafikun në qytet.

“Nënshkruam kontratë 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik, duke i bërë ata partnerë të rëndësishëm në reformën e madhe të transportit publik në kryeqytet. Me këtë marrëveshje, operatorët do të paguhen nga komuna për çdo kilometër të shpenzuar, duke garantuar efikasitet më të madh dhe shërbim më të mirë për qytetarët tanë. Po ashtu, kjo reformë do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së autobusëve, pra do të blihen të rinj nga operatorët, dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis, duke ulur ndotjen dhe trafikun në qytet.” – ka shkrua Rama në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...