19/06/2024

Komunat do ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtuese Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tyre, Ministria e Financave nuk i ka konsultuar fare kur mori vendim për ndryshimin e këtij Ligji, raporton Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës.

Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave.

Pastaj, MFTP-ja e dërgoi për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës këtë projekt ligj pa konsulta me Komunat. Qeveria e miratoi si të tillë dhe e procedoi për miratim në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

AKK-ja edhe në këtë rast ka kërkuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës që të ketë debat dhe konsultime me Komunat sa i përket këtij Projekt Ligji sepse ka të bëj me autonominë financiare të Komunave dhe i cili ligj ka impakt të drejpërdrejtë në buxhetet e tyre e së këndejmi edhe në projektet kapitale sepse tatimi në Pronë është e hyrë vetanake e Komunave.

As Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoj këtë projekt ligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë.

Në këtë ligj, në Kapitullin II / Falja e Tatimit në Pronë për vitin tatimor 2023 Neni 11/B thuhet që:

Pika 1. Shuma e faljes së Tatimit në Pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së Tatimit në Pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli.

Pika 2. Vendimi për faljen e Tatimit në Pronë merret nga Kuvendi i Komunës i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Komunat e Republikës së Kosovës me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushteturtshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues.

Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...