23/11/2024

Konfirmohet aktakuza e përbashkët ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën e përbashkët ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës.

Sipas DhSK-së, gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, më 8 korrik 2024 konfirmoi ndryshimet e bëra nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në aktakuzën e përbashkët, si dhe urdhëroi ZPS-në që versionin e fundit të saj ta dorëzojë deri më 10 korrik.

Si rrjedhojë, është caktuar edhe 12 korriku për paraqitjen e parë të Januzit dhe Bahtajrit.

Ndërsa, meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, atij nuk i kërkohet që të jetë i pranishëm në seancë, njofton DhSK-ja.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...