28/10/2025

Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut, MD: Ekstradimi do të bëhet pas vendimit të Britanisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosovari Xhemail Nuhiu është kapur nga autoritetet britanike pasi që i njëjti ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht të këtij viti.

Nuhiu dyshohet për vrasjen e 11 gushtit të ndodhur në Hajvali ku i vrarë mbeti Muhamet Matoshi.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila në një përgjigje ka bërë të ditur se procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se Nuhiu ndodhet në paraburgim në Londër, ndërsa procesi i ekstradimit të tij në Kosovë pritet të përfundojë pas përfundimit të procedurave ligjore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...