21/04/2024

Konfiskohen 128 kilogramë ushqim deti në Vërmicë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24 shkurt në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore.

Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.

“Malli i padeklaruar është si vijon: karkaleca 60 kg neto, kallamar dhe oktapod 59.5 kg, gjel deti me aragost 8.5 kg neto. Pesha totale e mallit është 128 kg”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës.

Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvajtje doganore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...