12/12/2024

Konfiskohen 9 kilogramë drogë në Mazgit, policia arreston dy të dyshuar

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nëntë kilogramë drogë janë konfiskuar mbrëmë në dalje të autostradës në fshatin Mazgit të Obiliq.

Policia ka njoftuar se substancat narkotike dyshohet të jenë marihuanë, transmeton Telegrafi.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona që kanë qenë në veturë.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik, më 01.11.2024 në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në veturë, janë gjetur dhe rreth 0.5 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione.

“Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gr lëndë narkotikë, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftim,

Policia bën të ditur se në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë.

“E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon”, vijon njoftim.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit: R.H., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Z., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë dërguar në
mbajtje./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...