17/06/2024

Konjufca në SHBA takohet me Escobarin: Nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite ai është takuar me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.

Konjufca ka treguar se me Escobarin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i plotë:

Sot, në kuadër të vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ëashington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, takova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...