08/07/2025

Korenica i VV-së: Të mbyllen edhe motelet si kazinot, të censurohen edhe emisionet si “Big Brother”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka kërkuar që të mbyllen motelet, pasi sipas tij, nuk po kanë kontrolle të mjaftueshme. Korenica përmes një shkrimi në Facebook, ka pasur kritika edhe për qasjen pacenzurë të adoleshentëve nëpër rrjete sociale.

Ai ka shpërndarë një lajm me titullin “ E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel në Ferizaj, i dyshuari e publikon aktin në Tik Tok”.

Ai kërkoi që të vihen në pranga çdokush që nuk ka marrë ndonjë masë për të parandaluar abuzimin e së miturës, duke kërkuar kështu edhe mbylljen e moteleve.

Korenica tutje ka shtuar se duhet të ketë cenzurë edhe nëpër kanalet ku shfaqen emisione si “Big Brother”.

“Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.” – tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...