Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij kroat, Mario Banozhiq kanë nënshkruar Marrëveshje Kornizë për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshje kornizë u nënshkrua me rastin e pjesëmarrjes në ekspozitën dhe konferencën e ASDA-së (Adriatic Sea Defense & Aerospace).
Referuar njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës ministri kroat shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s.
Ministri Banoziq garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane. /Telegrafi/






