18/07/2024

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kufitar, Sveçla dhe Balla sot nënshkruajnë Protokollin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla sot kanë nënshkruar Protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar.

Ky protokoll është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të procedurave të sigurisë dhe efikasitetit në kufi, duke synuar të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.

Nënshkrimi i këtij protokolli tregon angazhimin e të dy qeverive për të rritur sigurinë dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...