09/06/2025

‘Kosova e pavarur’, Shaip Kamberi: deputetët serbë kërkojnë arrestimin tim

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se disa deputetë serbë kërkojnë arrestimin e tij.

Ai u shpreh se deputetët kërkojnë arrestimin e tij pas deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur
“Unë do të vazhdoj të them problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në shumicën parlamentare ka pasur reagime negative. Kërkuan që të më arrestonin, kërkesa të tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore. Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e maxhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”, u shpreh ai.
Deputeti shtoi më tej se presidenti Vuçiç me deklaratat e fundit për Kosovën, kërkon t’u bëjë presion ndërkombëtarëve.

“Vuçiç deklarohet se nuk do ta njohë Kosovën. Është një retorikë e njohur e serbëve në vazhdimësi, ku tentohet që t’i bëhet presion ndërkombëtarëve. Serbia gjithnjë edhe më tepër mban krahun e Putin. Unë hapur e kam thënë që Serbia duhet të bazohet në realitet, sa i përket kosovës, nuk ka kthim prapa për njohjen e Kosovës. Nuk besoj që Vuçiç në takimet bilaterale të ketë një shprehje të tillë”, tha Kamberi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...