Ishte viti 2016 kur kabineti i ish kryeministrit Hashim Thaçi kishte festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave” për Kosovën. Mirëpo, e tëra doli të ishte vetëm një dëshirë, sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë “privilegjin” e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane. Por, duket se vendi ynë është afër procesit të liberalizimit, pasi më 13 tetor Këshilli Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së mërkurë, në Komisionin për Integrime Evropiane, ka bërë të ditur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.
Në prag të takimit të 13 tetorit, qytetarët e Kosovës shprehen optimistë se do të ndodhë liberalizimi i vizave.
Optimist se liberalizmi i vizave do të ndodhë këtë vit u shpreh Nexhmi Shala. Ai tha për Telegrafin tha se tan liberalizimi do të ndodhë me të vërtetë.
“Më në fund është rendi po më duket që e kanë perime, këtë herë me e bë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka nevojë populli për me lëvizë”, tha ai.