Sipas analizës rajonale, në Indeksin e Konkurrencës së IT-së, Kosova renditet e 11-ta.
Në të dhënat e shpërndara nga Buletini Ekonomik vihet re se Kosova është më mirë se disa shtete të Ballkanit, duke dalë me renditje më lart se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi e Bosnje dhe Hercegovina.
Indeksi i Kosovës është 52.55 teksa indeksi i talentit në këtë fushë në Kosovë është 20.30.
Indeksi i infrastrukturës për këtë fushë është 12.98, teksa impakti ekonomik 11.73.