17/06/2024

Kosova, në mesin e vendeve me pasaportën “më të lodhët” në botë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Është freskuar lista e pasaportave më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Befasi kësaj radhe është Japonia që për herë të parë në pesë vjet nuk është në vendin e parë.

Sipas të dhënave të fundit, Singapori është në krye të listës dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 192 nga 227 vende, raporton Klankosova.tv.

Gjermania, Italia dhe Spanja ndajnë vendin e dytë.

Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja Jugore dhe Suedia në vendin e tretë. Në të katërtin janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kurse top-pesëshen e përmbyllin këto vende: Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia dhe Zvicra. ShBA-ja renditet e 8-ta.

Ndërkaq, për sa u përket vendeve të rajonit, Kosova është e fundit nga to, duke u renditur në vendin e 94-të me vetëm 42 vende ku lejohet të udhëtojë pa viza.

Më së miri në rajonin e Ballkanit qëndron Sllovenia e cila gjendet në vendin e 9-të, e përcjellë nga Kroacia në vendin e 14-të.

Pas tyre është Serbia (34), Maqedonia e Veriut (43), Mali i Zi (44), Bosnja e Hercegovina (47), dhe Shqipëria në vendin e 48.

Në fund të kësaj liste janë vendet pasaportat e të cilave mundësojnë kalimin pa viza në më pak se 40 vende, e që janë: Koreja e Veriut (39 vende pa viza), Nepali (38), Palestina (38), Somalia (35), Jemeni (35), Pakistani (33), Siria (30), Iraku (29) dhe Afganistani (27). /Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...