18/05/2024

Kosova në raportin e Freedom House- flet për tensionet me Serbinë, presioni ndërkombëtar e kërcënimet ndaj gazetarëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Freedom House ka publikuar së fundmi raportin e ri “Kombet në Transit 2024”, ku është përfshirë edhe Kosova.

Në një vështrim të përgjithshëm për zhvillimet në vitin 2023, ky raport thekson se Kosova mban zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirë administruara.

Përveq kësaj raporti thekson se  shumë institucione publike janë minuar nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëvizin për t’u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative.

 

“Gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, veçanërisht në mediat sociale. Sundimi i ligjit pengohet nga ndërhyrja dhe mosfunksionimi në gjyqësor”, thuhet në një përmbledhje të këtij raporti.

Raporti i Freedom House tutje nga zhvillimet kryesore për vitin 2023, përmend marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve të arritur në muajin shkurt mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe Aneksin e zbatimit për të cilin u ra dakord në mars të atij viti në Maqedoninë e Veriut.

Raporti thekson se pavarësisht këtyre marrëveshjeve, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbetën të larta gjatë gjithë vitit/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...