Shqiptarët e Luginës tash e dy dekada po përballen më pasivizim të adresave në vendin ku u linden e u rritën. Të njëjtit me probleme po përballen edhe në Kosovë veçse këtu ata kanë problem për t’u pajisur me dokumente identifikimi.
Qeveria e Kosovës ka marr një vendim për lehtësim të procesit për marrjen e nënshtetësisë por shqiptarët e Luginës po e shohin të vonuar.
Të lindur e të rritur në një shtet tjetër por shqiptarët e Luginës së Preshevës, prej shumë vitesh po përballen më një problem që konsiderohet edhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
Atyre sistemi serb po ua pasivizon adresat e banimit e nuk po ua mundëson vazhdimin dhe marrjen e dokumenteve të identifikimit
Shumë prej tyre panë Kosovën si alternativ për të jetuar e vazhduar punët e tyre profesionale.
Por as Kosova për vite me radhë nuk arriti që të ua siguroj dokumentet e identifikimit, e kjo sipas banorëve të Medvegjës ka ndodhur për shkak të probleme politike që kanë Kosova e Serbia.
“Prej pasluftës nuk kemi dokumente edhe atje na kanë larguar që nga viti 2012. Jam nga Baja e Sjarinës, kom ardh në Kosovë menjëherë mbas luftës, këtu nuk kemi dokumente atje na kanë hekë krejt prej regjistrit”, ka deklaruar Remzi Islami, i ardhur nga Medvegja në Kosovë.
Ngjashëm si Islami janë edhe shumë shqiptarë të tjerë të Luginës.
Një dritë në fund të tunelit për këtë kategori u rindez në fund ë këtij dhjetori.
Qeveria e Kosovës, miratoi një projektligj në të cilën parashihet lehtësimi i procesit të marrjes së shtetësisë së Kosovës.