18/06/2024

Kosova nis punën për dy ndeshjet e qershorit – vetëm shtatë lojtarë ishin të pranishëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosova e ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë, më 16 qershor, në Prishtinë dhe kundër Bjellorusisë, më 19 qershor, në Budapest.

Këto ballafaqime vlerësohen si kruciale për ecurinë e Dardanëve në këtë fushatë kualifikuese, andaj edhe fokusi i stafit teknik, por edhe i futbollistëve është për t’i përgatitur ato sa më mirë.

Në ditën e parë në stërvitje morën pjesë shtatë futbollistë: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji.

Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të arrijë në dy ditët e ardhshme, kur përzgjedhësi Alain Giresse do ta ketë ekipin e kompletuar.

Stërvitja e parë u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nëpër mot kryesisht me shi, por pavarësisht këtij fakti dhe numrit të kufizuar, ajo u zhvillua për t’u shërbyer lojtarëve për rigjenerim, kryesisht me ushtrime fizike dhe vrapime të kombinuara.

Ndërkohë, nesër janë paraparë dy stërvitje, njëra në orët e paradites (10:30) dhe tjetra në orët e pasdites (17:0), po ashtu në Hajvali.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...