22/12/2024

Kosova zyrtarisht bëhet pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova është bërë pjesë zyrtare e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Laurynas Kasciunas. Ky koalicion ka për qëllim të ofrojë mbështetje për Ukrainën përmes trajnimit në fushën e deminimit.

Në një postim në Facebook, Maqedonci theksoi rëndësinë e këtij hapi për rolin dhe përfaqësimin e Kosovës në sigurinë globale.

“Kosova bëri një hap të rëndësishëm në përfaqësimin dhe rolin e saj në sigurinë globale. Sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Laurynas Kasčiūnas, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët, sipas të cilës, Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, duke u bërë kësisoj shteti i 17-të anëtar i këtij koalicioni që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit, zotim ky që e kemi dhënë si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, e që është një hap tjetër i ndërmarrë nga ana e Kosovës për popullin ukrainas, pasi veçse tanimë kemi dorëzuar dy pako mbështetëse ushtarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci shtoi se Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të qëndrojë përkrah partnerëve të saj në luftën kundër agresionit dhe dhunës.

“Ushtarët tanë do të rreshtohen përkrah partnerëve tanë në këtë front global demokratik kundër agresionit dhe dhunës! Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës, ngase jemi me të drejtën, lirinë e popujve dhe të drejtat demokratike të shteteve”, ka shtuar Maqedonci.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...