18/06/2024

Kosovarët muajin e kaluar morën mbi 166 milionë euro kredi, depozituan 87 milionë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 820 milionë euro është kapitali i bankave komerciale në Kosovë, sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për muajin shtator 2023. Në krahasim me muajin gusht të vitit 2023, kapitali i bankave është rritur për rreth 10 milionë euro, pasi sipas BQK-së, në gusht 2023 ishte 811.8 milionë euro.

Po ashtu, BQK-ja ka bërë të ditur se vlera e aseteve të bankave komerciale për shtator 2023 ishte 7.16 miliardë euro, duke shënuar po ashtu rritje, pasi në gusht ishte 7.09 miliardë euro.

Investimet e bankave jashtë vendit janë rritur për 43.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Gjithashtu, në raportin e BQK-së thuhet se vlera e kredive bruto ka arritur në 4.79 miliardë euro, ndërsa shuma e depozitave të klientëve është 5.89 miliardë euro.

“Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.43% ndërsa në  muajin gusht ka qenë 2.52%, kurse norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.51% përderisa në muajin gusht ishte 6.70%” – thuhet në raport.

Në anën tjetër, sipas BQK-së, raporti kredi – depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 81.9%, kurse margjina e normës së interesit kredit – depozita ishte 4.08%.

“Vlera e kredive të reja ishte 166.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 87.02 milionë euro” – thekson raporti i Bankës Qendrore të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...