29/02/2024

Kryeministri Kurti, gjithmonë pranë Luginës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim kandidatët e regjistruar për shkollim specialistik në Republikën e Kosovës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Këshilltarja e kryeministrit për Luginë, Ardita Sinani  ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe  ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia shprehën mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke theksuar se janë duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi.

“Specializantët shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga Qeveria”, tha Sinani në Facebook.

Derisa theksoi se në vitin 2022, për herë të parë një Qeveri e Kosovës ndan linjë të veçantë buxhetore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Sipas saj, për vitin e ardhshëm buxheti për Luginën e Preshevës është paraparë të jetë tre milionë euro, një millionë më shumë sesa ishte sivjet./teve1.info./

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...