24/09/2023

Kryeministri Kurti në Estoni, akuzon aleatët e Rusisë për ‘minimin’ e dialogut Kosovë-Serbi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Samitin Global të 8-të të “Open Government Partnership” që po mbahet në Estoni tha se aleatët e Rusisë përmes dezinformimit po ndikojnë në procesin e dialogut, rrjedhimisht në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti në Estoni ka takuar edhe kryeministren Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

“Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, shkruan kryeministri në Facebook.

I pari i ekzekutivit gjatë samitit ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë. “Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen”, tha kryeministri.

Ai tha më tej se gjatë kohëve të ndjeshme, kur Kosova është e përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë përcaktuese.

Sipas tij, për këto çështje pjesëmarrja në “Open Government Partnership” është tejet e rëndësishme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...