13/12/2024

Kryeministri Kurti takohet në Gjermani me ndihmës-sekretarin amerikan O’Brien

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas bisedës telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar të mërkurën në Gjermani me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Lidhur me takimin ka shkruar vetë ndihmës-sekretari amerikan.

O’Brien në një postim në platformën X shkruan se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndihmës Sekretari amerikan shkruan tutje se kanë biseduar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet t’i ndërmerr Kosova.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien.

Takimin ndërmjet Kurtit dhe O’Brien e ka cilësuar si produktiv edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tutje shkruan se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ditë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të martën, ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...