25/02/2024

Kryeministri spanjoll: Dënimi i masakrës në Gaza është çështje njerëzore

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri I Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qëllimi i tij është të bindë BE-në ose më shumë vende anëtare të njohin shtetin e Palestinës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, mbrojti qëndrimin e tij kritik ndaj sulmeve izraelite në Gaza të dielën në mes të mosmarrëveshjeve diplomatike midis Spanjës dhe Izraelit.

“Dënimi i sulmeve të ulëta terroriste nga Hamasi dhe, në të njëjtën kohë, dënimi i masakrës pa dallim ndaj qytetarëve palestinezë në Gaza nuk është çështje partish politike apo ideologjie – është çështje njerëzie”, tha Sanchez gjatë një mitingu në Spanjë.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Sanchez zemëroi udhëheqjen izraelite duke akuzuar vendin se nuk i është përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar në rrethimin dhe bombardimin e Rripit të Gazës.

Në fund të vizitës së Sanchezit, i cili udhëtoi me kryeministrin belg Alexander De Croo, qeveria izraelite thirri ambasadorin spanjoll dhe atë belg, ndërsa ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi gjithashtu dy liderët evropianë për “mbështetje të terrorizmit”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm spanjoll Albares shtoi se Spanja do të vazhdojë të “ngrejë zërin” për të mbrojtur civilët e pafajshëm palestinezë, duke dënuar Hamasin.

Edhe ish-kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero tha të dielën se qëndrimi i Spanjës ndaj Palestinës “do të mbahet mend si hap i guximshëm”.

Por, jo të gjithë në Spanjë janë dakord me këtë këndvështrim, pasi të dielën, kreu i opozitës konservatore të vendit, Alberto Nunez Feijoo, fajësoi Sanchezin për fillimin e bllokimit diplomatik.

“Fatkeqësisht, Spanja është më pak e besueshme ndërkombëtarisht”, tha ai për mediat spanjolle në Madrid.

Sanchez pranoi në tubimin e tij se opozita nuk është e domosdoshme të jetë me qeverinë e tij, derisa i bëri thirrje që të ngrihen edhe ata për të drejtat e njeriut.

Sanchez tha se qëllimi i tij është të bindë BE-në ose më shumë vende anëtare të njohin shtetin e Palestinës. Ai deklaroi gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme se Madridi është i gatshëm për një lëvizje të njëanshme nëse kjo mbetet alternativa e vetme.​​​​​​​

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...