21/10/2024

Kryeparlamentarja sllovene viziton Kosovën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka shprehur përkushtimin e Sllovenisë për stabilitetin e Kosovës dhe ka theksuar mbështetjen në perspektivën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Pas takimit zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ajo në konferencë për medie e ka vlerësuar takimin si miqësor, duke theksuar dëshirën për të thelluar bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat, me fokus të veçantë në ekonominë dhe përvojën e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian.

“Ambicia jonë është të ndajmë praktikat e mira dhe përvojën tonë me BE-në për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Ne mbështesim qartë perspektivën integruese të Kosovës dhe besojmë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme përpara drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ajo.

Ajo gjithashtu ka theksuar se përmbushja e marrëveshjeve si pjesë e dialogut është kyçe për suksesin e Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe afirmoi përkushtimin e Sllovenisë për të qenë një partner i rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përfshirë angazhimin e tyre në KFOR.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...