19/06/2024

Kryesindikalisti Jonuzi: 200 jetë i keni nëntokë, minatorët po punojnë në kushte të mjerueshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, tha se Qeveria ka për obligim të shkojë dhe komunikojë me minatorët, pasi janë 200 jetë aty.

“Kërkesat qëndrojnë të njëjta, nuk ka ndryshime, ka koesistencë të vazhdueshme lidhur me ato kërkesa, ka qëndrim unik tek minatorët në ato kërkesa, kjo është një mohim sepse vetë fakti që s’kanë ardhë për 7 ditë me i vizitu, me komuniku”.

“Janë 200 minatorë, po 200 jetë janë aty, 200 njerëz, 200 qytetarë të Republikës së Kosovës, e keni për obligim kushtetutes, ligjor me ardhë me komuniku me gjet një zgjidhje të përbashkët pse ka ardhë deri te kërkesa”, tha Jonuzi në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai theksoi se për dy vite rresht, kryeshefi nuk kishte shkuar kurrë për t’i vizituar që ta shohë se në çfarë kushte janë.

Jonuzi shtoi se kryeshefi ua ka mohuar rezultatet në vazhimësi, si dhe kushtet e sidomos ato të lëndimeve që i pësojnë gjatë punës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...