19/06/2024

Kryetari i Çairit, Ganiu: Të koordinuar për të bërë zhurmë për vizitën e Kurtit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas vizitës që kryeministrit Albin Kurti i bëri komunës së Tetovës dhe Çairit, policia maqedonase i mori në pyetje dhe ngriti kallëzime penale kundër kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu, me arsyetimin se nuk respektuan rregullat protokollare shtetërore.

Kryetarët e këtyre dy komunave kanë akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, se kanë qenë të koordinuar të bëjnë zhurmë për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

“Është me tendencë, një ditë para se të vije kryeministri Kurti, në një televizion nacional, në gjuhën maqedonase,  ka qenë i ftuar ministrin i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe gazetarja e pyet se në çfarë cilësie nesër vjen nesër kryeministri Kurti , ai e ka ditur shumë mirë për çka, se në shtet ne e kemi paralajmëruar ardhjen, ne e dimë që udhëheqësja e gjashtë siç i thonë  këtu,  ajo e cila merr masa për sigurinë e klasit të parë kanë qenë me shërbimet e mia  tërë kohën në kontakt, kanë dalë e kanë parë ku do të vendoset bina, ku do të ndalet vetura e kryeministrit dhe të gjitha protokollet i kanë bërë dhe shteti e ka organizuar atë pritje, ai i është përgjigjur gazetares, ‘me siguri se nuk vjen si kryeministër, por në mënyrë private’”, tha për RTK, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Ndërsa, kryetar i Tetovës, Bilall Kasami, tregoi se Inspektorët e policisë kanë kërkuar që ai të shkojë në stacion të policisë, por ai ka vlerësuar se nuk ka çka të sqarojë atje.

“Unë kam vlerësuar që nuk kemi se çka të sqarojmë dhe kam vlerësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të Komunës së Tetovës që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore që kanë qenë edhe organizatorë të vizitës nga kufiri deri këtu dhe anasjelltas. Unë nuk e kam parë të arsyeshme se për çfarë mund të intervistohet kryetari i një komune në stacion të policisë, për një organizim që në aspektin e organizimit zyrtar ai takim i ka pasur të gjitha elementet që duhet t’i ketë”, tha Kasami.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...