Sot gjatë ditë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, publikoi në rrjetën social facebook, një projekt të një stadiumi për komunën që ai drejton.
Fillimisht ishte ministri Hajrulla Çeku që njoftoi se një stadium i ri do të ndërtohet në Suharekë, ndërsa kjo komunë sot shpalosi pranin.
E më këtë plan, ka ironizuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke nxjerr një foto të një stadiumi modern që kushton qindra miliona euro.
Hyseni ka shkruar në Facebook se edhe Gjilani do të ketë stadium “me kapacitet prej mbi 50.000 persona”, derisa me ironi ka prezantuar një fotografi të një stadiumi gjigant, me jahte anash pranë detit.
Sipas Muharremajt, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vështirë se projekti i Muharremajt për 17 mijë ulëse do të pranohet nga MKRS, pasi ndërtimi i tij mund të kushtojë me dhjetra miliona euro. /Telegrafi/