21/12/2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e ka nisur me kritika drejtuar Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, Abidxhiku tha se si shkak i qeverisjes 4 vjeçare të Kurtit, Kosova nuk ka asnjë njohje e asnjë anëtarësim, duke theksuar se vendi po udhëhiqet nga politika të papërgjegjshme.

“Po e nisim seancën e parë të sesionit vjeshtor, fatmirësisht dhe të fundit të kësaj legjislature. Fatkeqësisht në gjendje të pandryshueshme si katër vite më parë, në gjendje të sfidave të paprecedentë për të ardhmen tonë. Po e nisim këtë seancë në ndjenjën e vazhdueshme të ndasive të mëdha shoqërore, ku akuzat e tradhtisë e Serbisë janë veçse gjuhë e rëndomtë dhe ndjenjën e thellë të izolimit tonë ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së shtoi se në pabesinë më të madhe historike kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë, i sulmojmë ata i godasim ata për të marrë në fund vulën e fajtorit dhe njollën e një shtetit të vetmuar me të cilin nuk do të merret asnjë shtet evropian

“Për katër vjet nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, prandaj jemi nën masa e sanksione. Një politikë e tillë disfatiste e njohim shumë qartë e kemi mundur 25 vite më parë. Ne ishim vet dhe u bëmë bashkë me aleatë, ne ishim në të drejtën tonë edhe në sytë e të tjerëve, e kundërshtarët tanë i lamë në sanksione e të mbyllur e pa mbështetje euroatlantike”,shtoi ai.

Abdixhiku njëashtu tha se duket se koha ka rrotulluar tavolinat.

“Kështu ndodh kur në momente historike udhëhiqesh nga politika të papërgjegjshme e popullsitë. Katër vite janë të mëdha për të bërë ndryshim të madh mbrapsht. Në këtë rrotullim tavolinash jemi në prag të përjashtimit nga Procesi i Berlinit. Së fundmi e patëm edhe çështjen e Urës së Ibrit. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n, NATO dhe Kosova janë bashkë e asnjëherë përballë”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së nuk la pa përmendur as urën e Ibrit, e as atë të Badovcit.

“Askush nuk ishte kundër, të gjithë ishim për. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n, për ta thënë shkurt e shqip, sepse ka një vijë që nuk e kalojmë dot. NATO dhe Kosova janë bashkë. Asnjëherë përballë. Ky është orientimi popullor i Kosovës. Përveç urës së Ibrit ka një urë në Badovc, aty nuk ka as NATO as media, aty s’ka asnjë pengesë që kjo urë të përfundojë tash e sa vjet. Mijëra vetura kapërcejnë rrugën që nuk ka urë, por qeverinë nuk e ke aty as duke lyer e as duke testuar e ndërtuar atë. Kjo është zgjedhja jonë sot”, u shpreh më tej ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...