09/07/2025

Kryeziu për vizat: Gjermania nuk është pajtuar me kushtëzimin e Francës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kushtëzimet e Francës për heqjen e vizave për shtetin e Kosovës, e ka quajtur të padrejtë analisti, Taulant Kryeziu.

Duke u bazuar në burime të tij, ai ka thënë se me kushtëzimin e Francës nuk është pajtuar shteti i Gjermanisë, e cila sipas tij ka qenë e qartë se Kosovës duhet të ju liberalizohen viza.

Po ashtu, shtetet si Belgjika, Suedia e Italia, sipas Kryeziut janë treguar skeptike.

“Kushtëzimin që e ka vendos Franca me informatat që posedoj, Gjermania nuk është pajtu, ajo ka qenë e qartë që Kosovës duhet t’i jepet mbështetje sepse ashtu janë zotuar. Belgjika, Suedia, Italia vende ose janë në prag të zgjedhjeve ose janë në qeveri teknike, kanë skepticizmin e tyre”, ka deklaruar Kryeziu në Debat Plus.
Kryeziu, më tej ka thënë se në përgjithësi ka pas një pajtueshmëri nga vendet e BE-së, që të shtyhet procesi i vizave përpara.

Në momentin e fundit, sipas tij, Franca ka ardhur me idenë e “ETIAS-it”, organizëm i cili e ka për qëllim fuqizimin dhe ruajtjen e kontrollit kufitar.

“Ka pas një dakordancë nga informatat që kam pasë, nga gjitha vendet për ta shty përpara procesin, kjo është hera e parë që dosja jonë vjen ë grupin e parë për viza. Franca duket se në momentin e fundit ka ardhë me idenë e Etiasit, i cili është mekanizëm që ka për qëllim fuqizimin dhe ruajtjen e kontrollit kufitar për Zonën Shengen. Kjo aplikohet për të gjitha 63 shtete të cilat kanë akses në Zonën Shengen dhe nuk janë anëtar të BE-së. Iniciativa është e vitit 2016”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...