Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka listuar pesë nga ngjarjet kryesore të javës.
Kryeziu ka theksuar se janë zhvilluar gjithsej 30 takime ndërmejt sindikatave dhe Qeveris, dhe se ka munguar arsyeshmëria e kërkesës së tyre për 100 euro shtesë.
“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar Kryeziu.
E në kuadër të kësaj, përveç tjerave, Qeveria, shumë të rëndësishme e ka konsideruar vizitën e zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe ministres Arbërie Nagavci në Preshevë, ku nuk u pritën as nga i pari i kësaj komune.