05/11/2024

Kryqi i vendosur në Podujevë, deklarohet kryetari Bulliqi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryqi i vendosur në Bajçincë të Podujevës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kryetari llapjan, Shpëjtim Bulliqi, ka thënë se është duke pritur verdiktin e organeve përgjegjëse sa i takon këtij rasti.

“Nuk e di se s’jam ka merrna me atë çështje.  Por, u takon organeve të rendit. Pres që ata të na japin përgjigje për gjithë këto”, u shpreh ai për Indeksonline.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur hetimet konkrete për rastin.

Kujtojmë se persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës.

Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti u nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...