18/05/2024

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiqin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet sot nga ora 16:00 sipas kohës sonë lokale.

Në seancën e KS të OKB-së, e para e vendit tonë pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”.

“Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...