Lënda arkivore përfshinë tërësinë e dokumenteve të krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve të zhvilluara nga puna e organeve publike qendrore, organeve komunale, institucioneve, organizatave dhe bashkësive, organizatave politike, organizatave joqeveritare dhe shoqatat tjera, personat juridikë, individët, të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtarinë ose profesionin dhe personat fizikë, pavarësisht nga koha dhe mënyra e krijimit dhe lloji i tyre, si dhe dokumentet me prejardhje të ndryshme.
Lënda arkivore e krijuar me veprimtarinë e organeve publike dhe jopublike dhe punën e personave të caktuar juridikë dhe fizikë përbën një tërësi fond arkivor dhe në parim nuk mund të ndahet. Ajo mbrohet dhe sigurohet nga shteti. Me vendosjen e saj në arkiv ajo është e parevokueshme dhe e patjetërsuar.
Lënda arkivore, të cilën e përbëjnë dokumentet e shkruara, e cila është krijuar dhe krijohet, paraqet shprehjen më konkrete të ngjarjeve shoqërore të një sistemi të caktuar shoqëror politik dhe ekonomik, e vetvetiu edhe shprehjen e etapave të caktuara në zhvillimin e tij. Në saje të kësaj dukurie lënda arkivore paraqet një dokumentacion shumë të vlershëm me interes të përbashkët, i cili përmban në vete interesin e individëve dhe të bashkësisë në tërësi. Ajo ruhet si tërësi dhe nuk mund të tjetërsohet, asgjësohet dhe as të keqpërdoret. Asgjësimi, tjetërsimi ose keqpërdorimi dënohet me ligj.
(Shih: ARKIVISTIKA prof. Dr. Jusuf Osmani. Prishtinë, 2005)
V.Sh