08/07/2024

Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se armatimi i madh i Serbisë tregon që ajo po synon eskalimin e situatës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke nënvizuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”, thuhet në një postim të organizatorëve të konferencës.

Tutje, Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.

“Derisa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka thënë tutje Kurti.

Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.

Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...