18/07/2024

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor në Bruksel

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...