26/07/2024

Kurti: Është jetike ringjallja e pluralizmit politik në mesin e serbëve të Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombetare, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se sulmi i së dielës ka dëshmuar për rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste në veri, teksa tha se vlera e armatimit të konfiskuar kap shifrën e mbi 5 milionë eurove.

Ai u ka propozuar të gjithë qytetarëve të Kosovës të falënderojnë policinë e Kosovës kudo që t’i takojnë.

“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se sulmi ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtarë në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.

“E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuthë të qartë e të çërveçme e kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai ka thënë se pas dokumentimit për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin në Banjskë, është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.

“Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...