Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i doli në mbrojtje ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas debatit që pati me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kurti iu drejtua Haradinajt duke i thënë se është e vërtetë që Murati i ndërpreu fjalën atij, por nuk e ka fyer.
Derisa u shpreh i çuditshëm se si kreu i AAK-së po flet në emër të mësuesve.
“Është e vërtet që ministri, Murati i ndërhyu në fjalë derisa fliste deputeti Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer, në momentin kur zotëri Haradinaj tha se prej vitit 2018 nuk janë rritur pagat minstri Murati tha sa janë rritur në vitin 2018, dhe tash e sqaroj edhe vetë se pagat janë rritur 4% apo 14 euro, pra dëshiron një sqarim shtesë, por unë e kuptoj që nuk duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit por duhet ta pranojmë që ndërhyrja është dukuri në Kuvend nuk është përjashtim. Unë nuk flas për kurrfar armiq të brendshëm këto nuk janë as shprehi e as mënyrë e imja por ju posa e dëgjuat deputetin Haradinaj kur tha se mësuesit ta tregojnë qejfin kur t’i vjen vakti, mu duk shumë e çuditshme që deputeti Haradinaj flet në emër të mësueseve”, tha ai.